Showbiz

David Beckham së shpejti në një dokumentar me rrëfime personale

Ylli i futbollit, David Beckham është në bisedime për xhirimin e një dokumentari të ri tërësisht i fokusuar në jetën e tij personale si edhe në karrierën si futbollist.

Ai vendosi ta bëjë këtë gjë pasi u frymëzua nga dokumentari i ngjashëm i Michael Jordan i titulluar “The Last Dance” që gjendet në “Netflix”.

Edhe pse ende nuk ka një titull, përfaqësues të yllit britanik janë shprehur për mediat se Beckham do të zbulojë për herë të parë detaje personale të jetës së tij bashkëshortore e familjare, pjesa tjetër e dokumentarit do të fokusohet te karriera e tij si futbollist dhe dalja në pension.