David Beckham është tashmë fytyra e re e fushatës reklamuese për veshjet e brendshme të markës “Boss”. Ish-futbollisti 49-vjeçar ka treguar fizikun e tij të jashtëzakonshëm, duke lënë pa fjalë ndjekësit e tij.
Kjo kampanjë, e realizuar në muajin janar, është cilësuar nga shumë njerëz si “kampanja më seksi e vitit” dhe shumë komentues besojnë se do të jetë e vështirë për dikë tjetër ta tejkalojë.
Në fotot e fushatës, Beckham shfaqet në disa skena, ku pozuar me veshje të brendshme të markës “Boss”, duke qëndruar i mbështetur në një mur, ulur në kolltuk, dhe madje duke u larë në dush.
Disa skena tregojnë Beckhamin që del nga makina dhe kalon nëpër korridoret e apartamentit të tij, i cili ka dritare të mëdha që e bëjnë të dukshëm për fqinjët e tij.
Gjatë rrugës për në shtëpi, ai nis të zhvishet dhe mbetet vetëm me bokserët “Boss”, ndërsa po ashtu shihet duke ushtruar dhe luajtur bilardo. Gjatë gjithë kësaj kohe, shikuesit janë të fiksuar pas çdo lëvizje të tij.
Një nga imazhet e fushatës është shpërndarë edhe nga Victoria Beckham, bashkëshortja e tij, e cila ka publikuar një postim në Instagram me mbishkrimin “My Boss”, duke i shprehur krenarinë për të.
David Beckham, i njohur për popullaritetin e tij global, u shpall nga revista People si burri më seksi në botë dhjetë vjet më parë.
Ai e komentoi atë titull me humor, duke thënë se donte të falënderojë prindërit e tij, berberin dhe, natyrisht, Photoshopin. Beckham ka qenë një nga lojtarët më të njohur të futbollit dhe pas largimit nga Paris Saint-Germain, ai ka qenë një ikonë jo vetëm në sport, por edhe në modë.