Rusia ka thirrur ambasadorin e Greqisë në Moskë, për të protestuar vendimin e Athinës zyrtare për dëbimin e dy diplomatëve ruse. Greqia i akuzon ata se kanë tentuar të bllokojnë marrëveshjen historike mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Ndërkaq Moska akuzon Shtetet e Bashkuara se qëndrojnë prapa këtij vendimi anti-rus të qeverisë greke, që ka ndodhur në hapjen e samitit të NATO-s më 11 korrik.