Aktualitet

Dëborë në veri, mjetet borëpastruese në terren!

Gjatë natës kanë filluar reshjet e dëborës në veri dhe ka prani dëbore në akset Bogë-Theth dhe Hani i Hotit-Tamarë. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se, mjetet borëpastruese kanë vijuar me punën në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës. Sipas ARRSH-së, qarkullimi kryhet pa probleme. ARRSH-ja i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime nga orët e mesditës, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Sipas parashikimeve, vranësirat pasohen nga reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët, në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit, reshjet bëhen me intensitet deri mesatar.

Nga orët e mesditës e pasdite, reshjet marrin karakter lokal ndërsa në veriperëndim, hera-herës në formën shtrëngatave afatshkurta me intensitet deri mesatar. Në relievet e larta malore në veri dhe lindje të territorit patëm reshje dëbore me intensitet të ulët. Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi 2-8 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet e kryesisht atë jugperëndimor, era fiton shpejtësi deri 15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Shkodër
7/11
Re shi diell

Kukës
-1/9
Re shi/borë

Lezhë
7/12
Re shi diell

Dibër
0/6
Re shi/borë

Durrës
7/15
Re shi diell

Tiranë
9/14
Re shi diell

Elbasan
6/14
Re shi diell

Berat
7/16
Re shi diell

Vlorë
9/15
Re shi diell

Korçë
-1/7
Re shi/borë diell

Gjirokastër
6/9
Re shi diell

Sarandë
7/12
Re shi diell