Qasja e zyrës së Federica Mogherinit në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte e dëmshme. Kështu është shprehur, deputeti Ilir Deda nga subjekti politik Alternativa. Sa herë që SHBA-ja dhe BE-ja kanë qenë në një linjë apo kanë pasur një qasje unike në Ballkan, kanë pasur edhe sukses. Kur nuk ka unitet trans-atlantik, atëherë ka dështim thotë Deda. Ai u shpreh se sidomos gjatë 12 muajve të fundit janë të zhgënjyer me punën e Kryediplomates së BE-së.