Music

DeeJay-t e TAR sjellin për ju hitet më të mira të vitit, për ta mbyllur 2024 plot ritëm dhe energji të mirë!

Top Albania Radio promovon muzikën më të zgjedhur shqiptare dhe të huaj, me edicionet informative dhe një larmi programesh kulturore. 26 vjet transmetim, për të dhënë më të mirën. Ky artikull ju rikujton këngët më të dashura të këtij viti, disa prej të cilave, është e pamundur të mos i keni dëgjuar të paktën një herë në makinën tuaj nën frekuencën tonë.

E kush më mirë mund ta bëjë këtë se Dj-t tanë rezidentë? Këtu do të gjeni disa nga këngët më të mira të këtij viti që dalëngadalë po mbyllet. Kështu që teksa lini pas 2024, mirëprisni krahëhapur vitin 2025 me tingujt e disa nga hiteve më të mira që e dimë se do t’ju pëlqejnë dhe juve…

Dori Dj’s Top 20 Songs Of 2024

Top Albania Radio gjithmonë rezervon surpriza për të gjithë dëgjuesit e saj. Këtë herë ne kemi menduar të sjellim sërish në vëmendjen tuaj disa nga këngët më të mira të këtij viti. Në këtë playlist, Dori Dj do të na njohë me përzgjedhjen e tij. Ai është një ndër Dj-të më të njohur të jetës së natës si dhe ka miksuar krah Dj-it me famë botërore, Tiesto në “Havana Sun Festival”.

Karriera e tij ka nisur në “Top Albania Radio” dhe kurrë nuk është larguar prej saj, por qëndron duke seleksionuar me shumë kujdes muzikën dhe menaxhuar programet e TAR. Teksa jemi në ditët e fundit të vitit 2024, le të njihemi me disa nga hitet e këtij viti, të cilat sipas Dori Dj, janë ato që e bënë 2024 të ndihet më mirë nën ritmet e muzikës së duhur. Zbuloni 20 këngët më të mira të vitit të përzgjedhura më së miri nga Dori Dj…

Dj Vini’s Top 20 Songs Of 2024

Dj Vini është një nga Dj rezidentë të Top Albania Radio-s, ndër ata që kanë më shumë vite që punojnë në familjen e madhe të kësaj radio dhe ndër ata që punën e bën me shumë pasion. Një prej Deejay më të kërkuar në Tiranë, në clubet më në zë dhe jo vetëm. Tashmë Vini është dhe regjisori i “Wake Up”.

Ne ju sugjerojmë të zgjidhni një shoqëri të mirë, ngrini volumin e radios më të mirë në vend dhe shijoni muzikën magjepsëse pasi ai do të sjellë për ju muzikën më të mirë, të përzgjedhur me shumë kujdes, si dhe artistët më të talentuar me projektet më të suksesshme muzikore. Dj Vini do të sjellë për ju hitet më të mira të 2024 për një fundvit më ndryshe dhe plot pozitivitet!

XXL Dj’s Top 20 Songs Of 2024

Dj XXL ka shumë vite që është pjesë e botës së muzikës dhe gjithashtu një ndër Dj resident të radios shumë të dashur për të gjithë dëgjuesit, Top Albania Radio. Padyshim që me XXL jeni njohur gjatë të dielave në “Selected By” me muzikën më të mirë të përzgjedhur prej tij, por ai gjithashtu na shoqëron çdo ditë në “Një Këngë Për Ty” dhe jo vetëm.

Teksa po i afrohemi fundit të këtij viti, Dj XXL na vjen me dhuratën e tij të fundvitit për të gjithë dëgjuesit besnikë të Top Albania Radios-s. Ngrini volumin radios dhe shijoni ritmet e mrekullueshme që do të sjellë Dj jonë, ku ndër to mbizotërojnë disa nga hitet më të bujshme të vitit, artistët më të mëdhenj dhe këngët që na kanë mbetur gjatë në mendje. Ja 20 këngët më të mira të 2024 sipas Dj XXL…

Saix Dj’s Top 20 Songs Of 2024

SAIX, një nga shtyllat e postproduksionit në Top Albania Radio, DJ dhe Producer. Me fillesat e tij në radiot lokale në vendlindjen Gjirokastër, Saimir Mevlani, njohur ndryshe si SAIX, i është bashkuar stafit të Top Albania Radio-s prej vitit 2012.

Dj SAIX e keni dëgjuar prej kohësh tashmë në emisionin e tij në Top Albania Radio, “Top Albania Classics” çdo të shtunë me muzikën e tij të përzgjedhur të rrymës house dhe deep house. SAIX sjell një buqetë me hitet klasike te House, ato që ju kujtojnë kohët më pak të ndërlikuara dhe që frymëzojnë brezat për krijimtari origjinale në vend të ripaketimit. Zbuloni 20 këngët më të mira të vitit të përzgjedhura për ju nga Dj SAIX!

Dj Ankloe’s Top 20 Songs Of 2024

Kloi Vladi është Dj e vetme vajzë dhe gjithashtu më e reja që Top Albania Radio ka patur ndonjëherë, e cila rrugëtimin në TAR e ka nisur me një dashuri shumë të madhe. Dashuria e saj për muzikën ka filluar në një moshë fare të vogël, ku tashmë ka tre vite që e praktikon profesionin e saj si DeeJay.

Këtë herë Dj Ankloe do të jetë në krye të kësaj playlist-e, e cila sjell muzikë shumë të bukur, me këngë të mirëpërzgjedhura nga ajo. Dj Ankloe ka zgjedhur që ta bëjë fundin e 2024 të paharrueshëm me muzikën më të mirë. Ja cilat janë sipas saj 20 këngët më të mira të vitit që po lëmë pas!

Dj R10’s Top 20 Songs Of 2024

R10(Al) gjithmonë ka synuar të promovojë muzikën elektronike në Shqipëri aq sa në vitin 2016 ai krijoi radion e tij online ku perveç zhanreve që ai pëlqen, përfshihen dhe ato komerciale. Në vitin 2019 ai realizoi 3 festivalet më underground të muzikës elektronike, ku në të tre edicionet pati sukses. Një vit më vonë ai themeloi shtëpinë e tij diskografike të fokusuar vetëm në muzikën elektronike dhe talentet e reja. Që prej fillim vitit 2024, R10(Al) është pjesë e Top Albania Radios. Në këtë playlist, ju mund të njiheni me sugjerimet e tij të muzikës më të mirë të këtij viti për të gjithë dëgjuesit tanë besnikë…

Danko Dj’s Top 20 Songs Of 2024

Sezoni i dimrit ka ardhur dhe të gjithë ne kemi nevojë për energji dhe sigurisht këtë na e garanton playlist-a e Danko Dj. Ai është një djalosh i ri që e nisi karrierën e tij krejt rastësisht duke zbuluar më tej pasionin e tij për muzikën dhe talentin për të miksuar në mënyrën më të bukur.

Ju mund të dëgjoni dhe mix-et e tij në “Selected By” e jo vetëm. Krahas punës në Top Albania Radio, Danko është dhe një nga Dj më të kërkuar dhe të preferuar të jetës së natës. Teksa jemi drejt ditëve të fundit të 2024, le t’i hedhim një sy hiteve më të mira të vitit sipas Dankos!

Wizii Dj’s Top 20 Songs Of 2024

Ergys Daci apo siç të gjithë ju e njihni me emrin e tij të artit, Wizii Dj, është një ndër Dj më të kërkuar të jetës së natës. Eksperiencën e tij në radio e ka nisur në 2016-ën ndërkohë që pjesë e TAR është bërë një vit më vonë.

Fokusi i tij kryesor janë rrymat “Dance”, “Pop”, R&B”, “House” dhe “EDM”. Përzgjedhjen e tij muzikore mund ta keni dëgjuar në “Selected By” dhe jo vetëm. E këtë herë ai vjen me dhuratën e fundvitit. Një playlist e veçantë me një larmi rrymash, duke nisur nga Dance, Hip-Hop, R&B e deri tek hitet më të dashura për të gjithë. Wizii na njeh këtë herë me 20 këngët më hit të këtij viti!