Papa Leoni XIV bëri thirrje sot që ndihma humanitare të arrijë në Rripin e Gazës dhe t’i jepet fund humbjeve “zemërthyese” të popullit të saj, teksa udhëhoqi dëgjesën e parë publike në Sheshin e Shën Pjetrit.
Vatikani tha se rreth 40,000 njerëz ishin të pranishëm për dëgjesë, e cila erdhi vetëm disa ditë pasi rreth 200,000 njerëz morën pjesë në Meshën inauguruese, të dielën, për Papën e parë amerikan në histori.
LEXO EDHE: Netanyahu flet hapur: Zhvendosja e palestinezëve nga Gaza është kusht për t’i dhënë fund luftës
Leoni, ish-Kardinali Robert Prevost i Çikagos, e filloi dëgjesën me një tur nëpër shesh mbi “papamobilin” dhe u ndal për të bekuar disa foshnje. Duke u drejtuar përshëndetje specifike grupeve të ndryshme të pelegrinëve, Leoni foli në anglishten e tij amtare, në spanjishten e tij të rrjedhshme, si dhe në italishten tradicionale të Papatit.
LEXO EDHE: OKB: Izraeli po pengon shpërndarjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës!
“Përsërit thirrjen time të përzemërt për të lejuar hyrjen e ndihmës dinjitoze humanitare në Gaza dhe për t’i dhënë fund armiqësive, çmimin shkatërrues të të cilave po e paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët”, tha ai.