Showbiz

Del në shitje shtëpia e “Mrs. Doubtfire”

Nuk e dimë nëse “Mrs. Doubtfire” do të ishte dakort me këtë vendim ama shtëpia e saj e famshme është nxjerrë në shitje dhe ata që do ta blejnë do të ndjehen me fat pasi kjo shtëpi është shumë e kërkuar.

Në vitin 1993 u xhirua në San Fransisko filmi “Mrs. Doubtfire” ku në rolin kryesor ishte i ndjeri Robin Williams dhe pas daljes së këtij filmi në kinema fama e tij mori dhenë.

Pas vdekjes së tij në vitin 2014 shtëpia që ndodhet në lagjen “Pacific Heights” u kthye në një vend të përkohshëm homazhesh për aktorin ku qindra fansa kanë udhëtuar vetëm për të çuar aty një tufë më lule.

Sot kjo shtëpi gjendet në shtije nën çmimin marramendës prej 4.45 milionë dollarë. Edhe pse kaq shtrenjtë radhët e blërësve të kësaj shtëpia janë të panumërta.