Shfaqja e aktores Demi Moore në serialin Landman i ka zhgënjyer të gjithë fansat e saj. Ajo ka kaluar para kamerës vetëm pak minuta si gruaja e baronit të naftës, Monty (Jon Hamm), duke lënë shumë adhurues të mërzitur. Në vend të saj, fokusi kryesor është tek Billy Bob Thornton, Ali Larter dhe personazhet e fëmijëve të tyre, të luajtur nga Michelle Randolph dhe Jacob Lofland. Një fans shprehu zhgënjimin në X duke shkruar: “Ku është Demi? Unë mezi e shoh atë, gjë që është turp.” Një tjetër shtoi: “Pagova për Paramount+ për të parë Demin, por ajo ka vetëm disa skena, pothuajse asgjë.”
Ndërkaq, Demi Moore gjithmonë e ka mohuar se i është nënshtruar procedurave estetike. Më parë fansat e aktores spekulonin se ajo i ishte nënshtruar një operacioni estetik, por në vitin 2007 Demi mohoi thashethemet për operacione plastike. Aktorja thuhet se iu nënshtrua një operacioni estetik me vlerë 330,000 dollarë, duke përfshirë implantet e gjoksit, një ndërhyrje në hundë dhe procedura të shumta kundër plakjes.
Dr.Mark Solomos, një kirurg estetik, zbuloi se fytyra dhe trupi i Demit tregonin se ajo filloi operacionin në moshë të re, ndaj zbuloi se ajo kishte bërë zmadhimin e buzëve, botoks, operacion me lazer dhe rinoplastikë. “E gjitha kjo është e dukshme në zonën e hundës. Rrudhat janë minimale, gjë që nuk është e zakonshme për ata që nuk përdorin ndonjë formë përtëritjeje”-tha ai. Nga të gjitha procedurat e kryera nga Demi, ajo pranoi se vetëm dhëmbët e përparmë nuk ishin të sajat. Aktorja pranoi në “The Tonight Show with Jimmy Fallon” se i ranë dy dhëmbët e përparmë.