Tiba al-Ali, një nga figurat e njohura nga aplikacioni “YouTube”, me origjinë iraniane u vra në gjumë nga i ati, vetëm se nuk pranonte që e bija të martohej me një djalë sirian. Tiba al-Ali, një nga figurat e njohura nga aplikacioni “YouTube”, me origjinë iraniane u vra në gjumë nga i ati, vetëm se nuk pranonte që e bija të martohej me një djalë sirian.
Ajo e filloi kanalin e saj pasi u transferua nga Iraku i saj i lindjes në Turqi në moshën 17-vjeçare në vitin 2017, duke folur për pavarësinë e saj, të fejuarin, grimin dhe gjëra të tjera. Tiba shfaqej e lumtur dhe tërhoqi dhjetëra mijëra abonentë. Këtë janar ajo u kthye në Irak për të vizituar familjen e saj – dhe u vra nga babai i saj. Megjithatë, vrasja nuk u konsiderua të ishte “e paramenduar” dhe babai i saj u dënua me vetëm gjashtë muaj burg.

Babai i saj, jo vetëm që nuk e mbështeti zgjedhjen e të bijës, por arriti deri në aktin makabër, duke e mbytur pa mëshirë në gjumë. Ajo që e bën akoma më të trishtë ngjarjen është dënimi qesharak që ai mori nga gjykata, e cila e la pas hekurave vetëm gjashtë muaj. Kjo gjë nxiti zemërim të madh tek gratë dhe aktivistet e njohura të cilat theksuan se vrasja e Tibas nuk ishte një incident dhe se “vrasësit e nderit” duhet të marrin ndëshkimin e duhur.