Ndërsa po bisedonte me regjisorin, një fotograf u afrua në mënyrë të papritur për të tërhequr vëmendjen e aktorit. Në video, Washington shihet duke i drejtuar gishtin në fytyrë fotografit, në shenjë pakënaqësie. Incidenti zgjati pak dhe nuk pati përplasje fizike, por ka bërë bujë në rrjete sociale. Aktori ende nuk ka dhënë një koment zyrtar.
Denzel Washington në përplasje me një fotograf në Festivalin e Filmit në Kanë
Denzel Washington pati një moment tensioni në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, gjatë premierës së filmit “Highest 2 Lowest” të Spike Lee. Ndërsa po bisedonte me regjisorin, një fotograf u afrua në mënyrë të papritur për të tërhequr vëmendjen e aktorit. Në video, Washington shihet duke i drejtuar gishtin në fytyrë fotografit, në shenjë pakënaqësie. Incidenti zgjati pak dhe nuk pati përplasje fizike, por ka bërë bujë në rrjete sociale. Aktori ende nuk ka dhënë një koment zyrtar.