Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur Denzel Washington heq dorë nga aktrimi, nis një karrierë të re!

Denzel Washington u pagëzua dhe u liçensua si prift në Kishën ‘Kelly Temple of God in Christ’ në qytetin e Nju Jorkut. “Ne festojmë shtimin në klerik të Rev. Denzel Washington, i cili u liçensua si prift në Kishën e Zotit në Krishtin sot, në një moment vërtet ngritës,”-shkroi Kryepeshkopi Christopher Bryant në Facebook, ku ndau një foto nga pagëzimi i aktorit 69-vjeçar. Në fjalën e tij në fund të ceremonisë, Denzel kujtoi se si nëna e tij i tha atij “për herë të tetë apo të nëntë që kam humbur një Oscar“, se “njeriu jep çmimin, Zoti jep shpërblimin.”

Ai vazhdoi të thoshte se një grua e quajtur Ruth Green, parashikoi kur aktori ishte 20 vjeç se ai “do të udhëtonte nëpër botë dhe do t’u predikonte miliona njerëzve”. “Pesëdhjetë vjet më vonë… nëse (Zoti) mund ta bëjë këtë për mua, nuk ka asgjë që Ai nuk mund të bëjë për ju”-tha ai. “Qielli është fjalë për fjalë kufiri dhe nuk ka kufi për qiellin. Zoti është gjithmonë i mirë .’

Rikujtojmë se Denzel Washington vendosi të flasë publikisht për luftën e tij me alkoolin, duke theksuar se konsumimi i tepërt ia ‘shkatërroi trupin’. Në një intervistë për Esquire teksa promovonte filmin “Gladiator II”, aktori zbuloi disa detaje. Denzel deklaroi se problemet me alkoolin nisën në vitin 1999 kur ndërtoi një bodrum vere me 10 mijë shishe në shtëpi dhe filloi të pinte gjithnjë e më shumë. Sipas tij, ai telefononte çdo dyqan pijesh alkoolike në Los Angeles dhe çdo herë porosiste dy shishe verë. Gruaja e tij Pauletta e pyeti pse vetëm dy, ‘ai u përgjigj se do të pinte më shumë gjatë ditës nëse do të porosiste më shumë’.

Washingtoni sqaroi se nuk pinte gjatë xhirimeve, por vendosi që të pinte për tre muaj rresht, pastaj të kthjellohej dhe të bënte filmin. Ai funksionoi në këtë mënyrë për 15 vjet dhe i bëri shumë dëme trupit. Gjithashtu pranoi se përdorte drogë, por nuk u var kurrë. Me krenari theksoi se në dhjetor do të festojë dhjetë vjet që ka qenë esëll dhe nuk ka pirë asnjë pikë alkool. Aktori i njohur së fundmi tha se pas filmit “Gladiator II” do të luajë edhe disa role në projekte të reja.