Tech

Deri më 19 janar…/Apple dhe Google duhet të përgatiten për të hequr TikTok-un!

Deri më datë 19 janar, TikTok duhet të hiqet nga ‘dyqanet’ e aplikacioneve të Google dhe Apple. Ky ishte komunikimi i bërë me dije nga dy ligjvënësit amerikanë përmes një letre drejtuar drejtorëve respektivë të kompanive.

Javën e kaluar, Gjykata e Apelit Federale në SHBA miratoi një ligj që kërkon nga ByteDance, kompania kineze që menaxhon TikTok, të shesë aplikacionin në Shtetet e Bashkuara ose të përballet me një ndalim. Përmendim këtu që aplikacioni përdoret nga 170 milionë maerikanë.

Letra dypartiake erdhi nga dy liderët e komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA për Kinën: përfaqësuesi republikan John Moolenaar, i cili është kryetar i komitetit dhe përfaqësuesi i lartë demokrat Raja Krishnamoorthi.

Apple, Alphabet dhe TikTok nuk e kanë komentuar vendimin deri më tani. ByteDance dhe TikTok bënë një kërkesë urgjente për të bllokuar përkohësisht ligjin derisa të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë e SHBA.

Australia po përgatitet të testojë teknologji të ndryshme për të parandaluar aksesin në median sociale nga fëmijët nën 16 vjeç dhe në përmbajtje pornografike nga fëmijët nën 18 vjeç. Masat janë pjesë e një strategjie më të gjerë që synon përmirësimin e sigurisë në web. Në detaje, projekti do të eksplorojë tre mënyra të ndryshme për të garantuar moshën e përdoruesve, duke balancuar saktësinë, besueshmërinë dhe respektimin e privatësisë, me objektivin përfundimtar të përcaktimit të një standardi rregullator që do të miratohet në të ardhmen për të rregulluar aksesin në rrjetet sociale nga të miturit.

Adoleshentët po përballen me kufizime të reja të gjera mbi përdorimin e filterave të bukurisë në TikTok mes shqetësimeve për rritjen e ankthit. Në javët e ardhshme, të rinjtë nën 18 vjeç do të pengohen nga rritja artificiale e syve, e buzëve ose ndryshimi i ngjyrës së lëkurës.

Kufizimet do të zbatohen për filterat të tillë si “Bold Glamour” që ndryshojnë tiparet në një mënyrë që grimi nuk mundet. Ndërsa filterat komikë që shtojnë veshët e lepurit ose qenit nuk do të preken.