Aktualitet

Shkon në 51 numri i të infektuarve me Koronavirus në vendin tonë

Pak momente më parë erdhi përditësimi i të dhënave lidhur me numrin e të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë, që deri tani është 51, shifëra ku përfshihet dhe e moshuara e cila ndërroi jetën në Spitalin e Durrësit. Ndërkaq, në Infektivin e QSUT-së vijojnë të trajtohen 20 të prekur: tre prej tyre në reanimacion e 17 në pavion. Siç bëri të ditur sot kryeministri Rama, 10 janë të grupmoshës 60 deri 85-vjeç, 6 nga 50 në 60-vjeç dhe 4 prej të sëmurëve, nga 30 në 49-vjeç.  Njëri prej atyre në reanimacion është me frymëmarrje të drejtuar, dy të tjerët në gjendje të qëndrueshme.