Showbiz

Dëshira më e madhe e Kendall Jenner është të jetë asistentja personale e Beyonce

Në një intervistë të dhënë ditën e kaluar Kendall Jenner është shprehur se dëshiron të punojë si asistentja personale e Beyonce për 1 vit.

Modelja e famshme po shkëlqen në sezonin e Javës së Modës në kryeqytetet kryesore të modës por mesa duket nuk i mjafton kjo karrierë.

“Dua të punoj për Beyonce. Dua të di çfarë ha ajo në mëngjes, çfarë gatuan në drekë e çfarë konsumon në darkë. Jam shumë kurioze të mësoj se çfarë serialesh pëlqen ajo dhe cilin po ndjek momentalisht” -tha Kendall duke treguar se është një fanse e zjarrtë e divës së muzikës.