Lojtari i bejsbollit, i cili vrau katër studente në një aksident të tmerrshëm me makinë, ishte përndjekur përpara përplasjes. Këtë ka deklaruar avokati i tij. 22 vjeçari po përballet me katër akuza për vrasje pasi humbi kontrollin e makinës përgjatë autostradës së Bregut të Paqësorit më 17 tetor, duke u përplasur me makina të parkuara, duke vrarë 4 vajza 21 vjeçare.
Avokati i tij, Michael Kraut argumentoi në gjykatë se ish-ylli i bejsbollit ishte i përfshirë në aksident pasi ai po ndiqej për rreth tre milje përpara vendit të përplasjes. “Ne kemi prova se ka pasur një incident përndjekjeje. Kur Bohm shpejtoi për t’u larguar, atëherë ndodhi aksidenti,”-tha avokati i tij.
Bohm u deklarua i pafajshëm gjatë paraqitjes së tij të parë në gjykatë. Gjyqtarët më vonë e lanë atë në paraburgim, këtë herë për katër akuza për vrasje, duke i vendosur lirimin me kusht në 8 milionë dollarë. Departamenti i sherifit i paraqiti ato akuza në zyrën e Prokurorit të Qarkut të Los Anxhelosit.