Aktualitet

Dhori Kule takim me studentët e Fakultetit të Ekonomisë

Një tjetër takim po mbahet në këto momente mes studentëve të Fakultetit të Ekonomisë dhe dekanit të këtij fakulteti Dhori Kule. Mësohet se ky takim ka ardhur pas kërkesës së studentëve, të cilët kanë përpiluar një listë me 12 kërkesa. Pas insistimit të studentëve, Kule ka pranuar të zhvillohet takimi për diskutimin e pikave, ndërsa një mbledhje tjetër e studentëve është zhvilluar edhe në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm.