Është arrestuar nga policia e Krujës, Ariel Rraja nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe djali i Flamur Rrajës.
Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babai i tij, Flamur Rraja.
Ariel Rraja është arrestuar ditën e djeshme dhe ishte në kërkim për dhunën që së bashku me babain e tij ushtroi ndaj Kujtim Cacës dhe të birit.
Ngjarja ka ndodhur në tetor të 2024. Konflikti midis Flamur Rrajës dhe Kujtim Cacës nisi për një kanal.
Ariel Rraja
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Rr., 24 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në vijim të veprimeve për këtë rast, janë proceduar penalisht shtetasit F. Rr., 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat.”, thuhet në njoftimin e policisë.