Celebrities Gossip Showbiz

Dhuna që ushtronte Chris Brown ndaj grave, tanimë një dokumentari i ri në lidhje me këtë!

Përmes një dokumentari të ri, një paditëse ka thënë se këngëtari i njohur, Chris Brown, e ka dhunuar atë në jahtin e reperit të njohur, P.Diddy. Brown ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-të dashurës së tij, këngëtares Rihanna, pas spektaklit të ndarjes së çmimeve “Grammy”, në muajin shkurt të vitit 2009. Në muajin mars ai u dënua për sulm të rëndë dhe kërcënim.

Tre muaj më vonë ai u deklarua fajtor për veprën penale. Për këtë ai u dënua me lirim me kusht për pesë vjet, ndërkohë që i është dashur t’i nënshtrohet terapive psikike për trajtimin e sjelljes së tij. Në muajin janar të vitit 2013, Rihanna pati konfirmuar se është rikthyer në lidhje me Brown, por u ndanë përfundimisht tre muaj më pas. 14 vjet më parë, këngëtarja me famë botërore ishte shprehur se “në momentin kur ndodhi, ai nuk ishte personi me të cilin kisha rënë në dashuri”.

Ndërkaq, rikujtojmë se koncerti i ardhshëm i Chris Brown në Afrikën e Jugut ka tërhequr vëmendjen ndaj niveleve tronditëse të dhunës ndaj grave në vend, me aktivistët që thonë se koncerti i tij po dërgon mesazhin e gabuar duke pasur parasysh historinë e tij të abuzimit. Në më pak se dy orë, fituesi i Grammy-t arriti të shiste biletat për stadiumin FNB në Johannesburg, stadiumi më i madh në Afrikë me mbi 94 mijë vende.

Pavarësisht interesimit të madh për koncertin e tij, Chris përjetoi një reagim të ashpër nga njerëzit që nuk donin që ai të performonte për shkak të së kaluarës së tij të dhunshme. “Kur pashë lajmin se Chris Brown po vinte në Afrikën e Jugut, u trondita dhe u zhgënjeva thellë”-tha Sabina Walter, drejtoreshë ekzekutive e një organizatë që mbron të drejtat e grave dhe fëmijëve në Afrikën e Jugut. Një peticion u nis për të ndaluar performancën e tij dhe deri më tani më shumë se 20 mijë njerëz e kanë nënshkruar atë.