Modelja e njohur Sofia Richie Grainge ka prekur ndjekësit me postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, teksa festoi Ditën e Nënës pranë dy fëmijëve të saj.
Në disa “Instastory” në Instagram, Sofia ndau momente të ëmbla familjare dhe foli hapur për mënyrën se si amësia ia ka ndryshuar jetën. Krahas fotove të fëmijëve, ajo bëri një dedikim emocional që mori menjëherë vëmendjen e fansave.
Dhurata më e madhe e jetës sime është të jem nëna e tyre
-shkroi modelja, duke treguar sa e rëndësishme është bërë familja për të.
Vetëm pak muaj më parë, Sofia dhe bashkëshorti i saj konfirmuan se ishin bërë prindër për herë të dytë, një lajm që u prit me shumë entuziazëm nga ndjekësit e çiftit.
Sofia Richie është vajza e legjendës së muzikës Lionel Richie dhe Diana Alexander, ndërsa bashkëshorti i saj vjen nga një familje e njohur në industrinë muzikore, si djali i CEO-s së Universal Music Group, Lucian Grainge.
Modelja ka folur shpesh për ndikimin që amësia ka pasur në jetën e saj personale dhe profesionale, duke treguar se prioriteti i saj kryesor tashmë është familja.
Pavarësisht angazhimeve në botën e modës dhe rrjeteve sociale, Sofia vazhdon të ndajë herë pas here momente intime nga përditshmëria, të cilat komentohen gjerësisht nga fansat e saj.