Gossip Showbiz

Sofia Richie Grainge bëhet nënë për herë të dytë dhe zbulon emrin e veçantë të djalit!

Modelja e njohur Sofia Richie Grainge ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj, duke konfirmuar se është bërë nënë për herë të dytë.

27-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Elliot Grainge, kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Henry Cecil Grainge.

Lajmin e ëmbël ajo e bëri publik përmes një postimi në Instagram, ku publikoi një foto prekëse të vogëlushit të porsalindur teksa qëndron pranë motrës së tij më të madhe, Eloise.


Në mbishkrim, modelja shkroi thjesht:

Henry Cecil Grainge 18/03/26. Dashuritë e jetës sime.

Edhe pse ka zgjedhur të ruajë privatësinë e fëmijëve, duke mos zbuluar fytyrat e tyre, imazhi familjar ka marrë menjëherë vëmendjen dhe reagime të shumta nga fansat.

Çifti kishte bërë të ditur pritjen e fëmijës së dytë në tetor të vitit të kaluar, përmes një postimi të ëmbël, ku Sofia tregonte barkun e rrumbullakosur.

Gjatë muajve të shtatzënisë, ajo ndau herë pas here momente të kësaj periudhe, duke mbajtur gjithsesi një profil të rezervuar.

Ardhja në jetë e Henry-t shënon një tjetër kapitull të rëndësishëm për familjen, e cila tashmë është zgjeruar dhe duket më e lumtur se kurrë.