Bota

Dhuratë speciale për liderët e NATO-s, Turqia i surprizon me stilolapsa të personalizuar!

Një dhuratë simbolike dhe e personalizuar u është ofruar liderëve të shteteve të NATO-s gjatë takimit të zhvilluar në Turqi.

Presidenca turke përgatiti posaçërisht për krerët e shteteve dhe qeverive një kujtim të veçantë, ku secili prej tyre mori një stilolaps me emrin e vet të gdhendur me shkronja të arta.

Sipas mediave turke, dhuratat u përgatitën me një kujdes të veçantë, duke kombinuar një dizajn elegant me një element personal për secilin lider. Stilolapsat u konsideruan jo vetëm si një objekt përkujtimor, por edhe si një simbol i takimit dhe bashkëpunimit mes vendeve anëtare të aleancës.

Pamjet e dhuratave të shpërndara në rrjetet sociale kanë tërhequr vëmendje dhe kanë marrë reagime pozitive, veçanërisht për mënyrën e personalizimit të tyre.

LEXO EDHE: Nga Macron me syze të errëta te Rama me atlete të bardha, The Guardian publikon fotot pikante nga samiti i liderëve të NATO-s në Ankara  

Ky gjest nga Presidenca turke u pa si një mënyrë simbolike për të shënuar pjesëmarrjen e liderëve të NATO-s në samitin e zhvilluar në Turqi dhe për të lënë një kujtim të veçantë nga ky takim ndërkombëtar.

LEXO EDHE: “U shkel armëpushimi, nuk ka zgjidhje tjetër”/ Irani kërkon njohjen e “rendit të ri” në Ngushticën e Hormuzit, shefi i Pentagonit anulon vizitën në Izrael