Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

A keni nevojë për suplemente për lëkurë më të shëndetshme?! Ja çfarë thotë shkenca…

Produktet e kujdesit për lëkurën, si hidratuesit, serumet dhe kremrat për sytë, mund të ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së lëkurës. Megjithatë, dieta dhe mënyra e jetesës kanë gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e saj. Edhe pse një dietë e shëndetshme, e pasur me ushqime me vlera ushqyese, është baza për një lëkurë të mirë, shumë njerëz pyesin nëse suplementet si vitaminat, mineralet dhe acidet yndyrore (si omega-3 nga vaji i peshkut) mund ta përmirësojnë pamjen e lëkurës. Ja çfarë thotë shkenca për suplementet për shëndetin e lëkurës dhe disa mite të zakonshme.

1. Kolagjeni

Suplementet me kolagjen janë ndër më të përdorurat nga njerëzit që dëshirojnë një lëkurë më të shëndetshme. Shkencëtarët ende po studiojnë ndikimin e tyre, por disa kërkime tregojnë se kolagjeni mund të ndihmojë në përmirësimin e disa aspekteve të lëkurës, duke përfshirë:

  • zvogëlimin e thellësisë së rrudhave
  • rritjen e elasticitetit
  • përmirësimin e hidratimit të lëkurës

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se shumë pretendime në reklama dhe media mund të jenë të ekzagjeruara. Kolagjeni nuk është një “burim rinie”, por përdorimi i rregullt mund të ndihmojë në disa aspekte të shëndetit të lëkurës. Në përgjithësi, suplementet me kolagjen konsiderohen të sigurta dhe nuk janë lidhur me efekte negative serioze.

2. Vaji i peshkut (acidet yndyrore omega-3)

Omega-3 kanë shumë përfitime për shëndetin, si:

  • mbështetja e shëndetit të zemrës
  • reduktimi i inflamacionit
  • ndihma për shëndetin e trurit dhe nyjeve

Por a e përmirësojnë pamjen e lëkurës?

Acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme për funksionin normal të lëkurës. Mungesa e tyre mund të ndikojë negativisht dhe madje të lidhet me disa probleme të lëkurës. Studimet tregojnë se suplementet me omega-3 mund të ndihmojnë njerëzit me probleme si:

  • dermatiti atopik
  • psoriaza
  • aknet
  • plagët e lëkurës

Ato mund të kenë edhe rol mbrojtës ndaj disa dëmtimeve të shkaktuara nga dielli. Megjithatë, nuk ka shumë prova që omega-3 përmirëson pamjen e lëkurës te njerëzit pa probleme specifike.

3. Vitamina C

Vitamina C është shumë e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet UV.

Mungesa e vitaminës C mund të shkaktojë:

  • shërim më të ngadaltë të plagëve
  • probleme me prodhimin e kolagjenit
  • ndryshime negative në lëkurë

Disa studime te kafshët tregojnë se suplementet me vitaminë C mund të rrisin prodhimin e kolagjenit. Disa kërkime sugjerojnë gjithashtu se vitamina C, sidomos kur merret së bashku me kolagjen dhe zink, mund të ndihmojë në:

  • reduktimin e rrudhave
  • përmirësimin e thatësisë së lëkurës

Megjithatë, nevojiten më shumë studime për të kuptuar efektin e vitaminës C të marrë vetëm si suplement. Vitamina C është përgjithësisht e sigurt dhe mund të ndihmojë edhe sistemin imunitar, funksionin e trurit dhe shëndetin e zemrës.

4. Biotina

Biotina është një vitaminë e grupit B dhe është një nga përbërësit më të zakonshëm në suplementet për flokë, lëkurë dhe thonj.

Edhe pse shumë njerëz besojnë se biotina sjell:

Mungesa e biotinës është relativisht e rrallë, pasi ajo gjendet në ushqime si:

  • vezët
  • tërshëra
  • disa arra dhe fara

Gjithashtu, suplementet me biotinë mund të ndikojnë në rezultatet e disa analizave laboratorike, përfshirë analizat e tiroides. Prandaj, nëse mjeku nuk jua ka rekomanduar, zakonisht nuk ka nevojë ta merrni.

5. Multivitaminat

Disa kërkime tregojnë se suplementet që përmbajnë kombinime vitaminash, mineralesh dhe përbërësish të tjerë mund të ndihmojnë në disa probleme të zakonshme të lëkurës, si:

  • thatësia
  • pamja e lodhur
  • ndryshimet në pigmentim

Një studim i vitit 2019 me gra nga mosha 35 deri në 65 vjeç tregoi se ato që morën një suplement me vitamina, minerale, acide yndyrore dhe përbërës të tjerë për 12 javë patën përmirësime në:

  • hidratimin e lëkurës
  • shkëlqimin
  • pamjen e përgjithshme

Multivitaminat mund të jenë të dobishme sidomos për njerëzit që kanë mungesë të disa ushqyesve si:

  • vitamina C
  • vitamina A
  • vitamina të grupit B
  • zink
6. Probiotikët

Probiotikët mund të ndihmojnë në balancimin e baktereve të dobishme në zorrë. Disa studime tregojnë se mund të jenë të dobishëm për persona me probleme të lëkurës si:

  • akne
  • dermatit

Megjithatë, shëndeti i zorrëve nuk përmirësohet vetëm duke marrë një kapsulë probiotike.

Ai ndikohet edhe nga:

  • dieta
  • gjumi
  • stresi
  • mënyra e jetesës

Nëse nuk keni probleme specifike të lëkurës, suplementet probiotike nuk janë domosdoshmërisht të nevojshme. Është mirë të konsultoheni me një profesionist shëndetësor para se t’i përdorni, sidomos nëse keni probleme me sistemin tretës ose imunitetin.

A janë suplementet të nevojshme për një lëkurë të shëndetshme?

Edhe pse disa suplemente mund të ndihmojnë në raste të caktuara, ato zakonisht nuk janë të domosdoshme për njerëzit që ushqehen shëndetshëm. Suplementet nuk mund të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar.

Për të mbajtur lëkurën të shëndetshme:

  • pini mjaftueshëm ujë
  • konsumoni shumë fruta dhe perime
  • përfshini proteina dhe yndyra të shëndetshme
  • kufizoni sheqerin dhe ushqimet shumë të përpunuara
  • shmangni duhanin
  • kufizoni alkoolin

A mund të shkaktojnë suplementet probleme të lëkurës?

Po. Disa suplemente mund të kenë efekt të kundërt. Studimet tregojnë se disa përbërës mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë:

  • aknet
  • dermatitin
  • irritimin e lëkurës

Këtu përfshihen disa:

  • vitamina të grupit B në doza të larta
  • produkte me shumë jod
  • proteina whey

Nëse filloni një suplement të ri dhe vini re ndryshime në lëkurë, këshillohuni me një profesionist shëndetësor.