Në Dibër, arrestohen autorët e dyshuar të grabitjes me armë të një dite më parë në një banesë në fshatin Brezhdan, me pasojë një të plagosur. Në pranga ranë shtetasit Ilir Shini e Gaetano Hasi të moshave 31 e 35-vjeç, të dy banues në Dibër. Gjatë kontrolleve në banesa, iu gjetën jelek anti-plumb e 500 plumba. Mëngjesin e djeshëm, ata hynë për të grabitur në shtëpinë e familjes Selishta ku plagosën një 35-vjeçar, i cili bëri rezistencë.