Dinamo është fituesja e Superkupës së Shqipërisë, trofeu i parë sezonal i futbollit shqiptar, pasi mundi 1-3 Egnatian në Arenën Kombëtare.
Skuadra e Ilir Dajës përmbysi shifrat në duelin me rrogozhinasit, që pasi mbyllën në avantazh pjesën e parë, pësuan dy gola brenda pak minutash në pjesën e dytë dhe të tretin në minutat shtesë.
Në stadiumin ‘Air Albania’ të Tiranë, djemtë e Ilir Dajës bënë të vetin trofeun e dytë sezonal, pas atij të Kupës së Shqipërisë, duke zbritur nga froni kampionët në fuqi të Egnatias.
Rrogozhinasit e Edlir Tetovës kaluan në epërsi pas tetë minutave lojë me golin e Flamur Ruçit. Pjesa e dytë e sfidës foli për Dinamon, e cila rikthue avantazhin. Një gabi mi prapavijës së Egnatias bëri që Dejvi Bregu të vendoste ekuilibrat në minutën e 54-t, para se Nani të përmbyste ndeshjen në minutën e 59-të.
Në fund duhej edhe Klevi Qefalija që me golin e tretë të ‘vuloste’ fitoren e Dinamos.
LEXO EDHE: Skitë Alpine/Tjetër podium për Lara Colturin, e treta në Slalomin Special!
Dinamo bën të sajën Superkupën e tretë në historinë e klubit, pas fitoreve në vitin 1989 dhe 2008.