Dinamo u është kthyer përsëri fitoreve në kampionat, duke dalë nga kriza në një ndeshje të rëndësishme edhe për moralin për blutë, derbin përballë Tiranës, të cilën e ka mundur me shifrat 2-1.
Sfida ka qenë e luftuar, sidomos në pjesën e parë të saj, me raste nga të dy ekipet. Por ishte Dinamo që kishte rastet më të mira dhe siguroi shpejt avantazhin me Guadiabi, duk i dhënë një goditje bardhebluve që vonuan të reagonin.
LEXO EDHE: Alegri para sfidës me Napolin: Nesër është testi i vërtetë, vitin tjetër të luajmë në Champions!
Goli i dytë i Vilës në startin e pjesës së dytë, u duk sikur mbylli ndeshjen. Por bardheblutë shkurtuan shpejt diferencën me penallti dhe u hodhën në kërkim të golit deri në minutat e fundit të sfidës, pa e gjetur atë dhe duke parë Dinamon të festonte një fitore të rëndësishme në derbi jo vetëm për tre pikët.
Bylisi ka mposhtur Partizanin me shifrat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Superiores.
LEXO EDHE: Manchester United një katastrofë! Brentford e turpëron 3-1! Kapiteni gabon nga 11 metrat!
Sfida fillimisht u zhbllokua nga “demat” me Isgandarlin i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por ballshiotët nuk u dorëzuan duke rikthyer baraspeshën në të 42-ën me Malomon. Kështu u mbyll pjesa e parë e sfidës.
Në të dytën, Malomo gjeti golin e dytë falë një gabimi të Buxhelaj i cili ia dha topin “gati”. Sfida u vulos kur Muktar shënoi të tretin për vendasit dhe Partizani kapitulloi. Pas kësaj ndeshje, Bylisi ngjitet në vendin e 6-të ndërsa Partizani pozicionohet në të 8-in.