Aktualitet

Dita e parë e muajit nëntor, si është sot moti?

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në pjesën e parë të ditës, në relievet malore në lindje dhe jug.

Era fryn me drejtim nga kuadrati i veriut dhe me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore, arrin shpejtësi deri në 8 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
10/24
Diell

Kukës
8/22
Diell

Lezhë
11/24
Diell

Dibër
6/21
Diell

Durrës
10/25
Diell

Tiranë
13/25
Diell

Elbasan
10/26
Diell

Berat
12/26
Diell

Vlorë
14/24
Diell

Korçë
7/20
Diell

Gjirokastër
9/25
Diell

Sarandë
15/23
Diell