Aktualitet Bota

‘Do aneksojmë Groenlandën’, kryeministri Edege i replikon Trumpit: Nuk jemi në shitje!

Pas deklaratave të Donald Trump në Kongresin Amerikan, i cili ritheksoi interesin për të marrë kontrollin e Groenlandës, kanë nisur reagimet e para nga ishulli që është një territor autonom i mbretërisë së Danimarkës.

Kryeministri i Groenlandës i është kundërpërgjigjur Trump-it, duke thënë: “Ne nuk duam të jemi amerikanë”

Groenlanda është e jona. Ne nuk duam të jemi amerikanë, as danezë, ne jemi goenlandezë.  Amerikanët dhe liderët e tyre duhet ta kuptojnë këtë. Ne nuk jemi për shitje dhe nuk mund të marrim thjesht. E ardhmja jonë vendoset nga ne në Groenlandë”, deklaroi kryeministri Múte B. Egede.

Trump përsëriti synimin e tij për të aneksuar Groenlandën, duke deklaruar: “Mendoj se do t’ia dalim, në një mënyrë apo në një tjetër”, pa përjashtuar presionin ekonomik apo përdorimin e forcës ushtarake.

Një deklaratë që bie ndesh me premtimin për të respektuar vullnetin e banorëve të Groenlandës.

Megjithëse një tentativë e tillë është bërë edhe në të kaluarën nga SHBA-ja, konkretisht pas luftës së dytë botërore kur Presidenti Harry Truman ofroi 100 mijë dollar për ta blerë atë. Reagimet kanë qenë të njëjta si sot, se ishulli nuk ishte në shitje dhe nuk ka për tu shitur kurrë.

Groenlanda gëzon status autonomie dhe mund të zhvillojë referendum për pavarësinë që prej 2009-ës. Këtë viti në vend pritet të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe pritet me kuriozitet të shihet se si do të përdoret tema e pavarësisë nga Danimarka.

Ishulli përveçse i pozicionuar mirë në hartë në kuptimin gjeopolitik ka edhe potenciale të mëdha. Në një skenar ku ishulli do të ishte i gjelbër masivisht ai do të shndërrohej në një vend të mirë për të banuar, ku shkrirja do të kishte sjellë më shumë lëndë të para jetike përveç faktit që Groenlanda, ka potencial të madh në rezervat e naftës, gazit, uraniumit dhe mineraleve të ndryshme. Ai i përket Danimarkës prej 600 vitesh më status autonomie.