Bota Botë e Çuditshme

“Do gjesh burrë të pasur…”, arrestohet fallxhorja mashtruese/Kishte 40 milion euro!

Një grua 53-vjeçare, e cila hiqej si fallxhore dhe mashtronte viktimat e saj duke arritur që të përfitojë rreth 40 milion euro, u arrestua nga autoritetet australiane. 53-vjeçarja u ndalua në periferi të Sidneit, Dover Heights, së bashku me vajzën 25-vjeçare, e cila prezantohej si mësuese feng-shui.

Dyshohet se bindi viktimat e saj, kryesisht gra vietnameze të cënueshme, të merrnin kredi, duke mbajtur një pjesë për vete dhe duke iu thënë se parashikonte një “miliarder” në të ardhmen e tyre.

Mbi 53-vjeçaren rëndojnë 39 akuza, përfshirë drejtimin e një organizate kriminale dhe marrjen e përfitimeve financiare me anë të mashtrimit. Ndaj vajzës së saj rëndojnë shtatë akuza, edhe administrim i të ardhurave nga krimi e pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Gjatë arrestimit në rezidencën multi-milion dollarëshe, policia sekuestroi dokumente, telefona celularë, çanta luksoze, një shufër ari 40 gramëshe me vlerë 10,000 dollarë australianë dhe 6,600 dollarë australianë në çipa kazinoje.

Autoritetet thanë se 53-vjeçarja u paraqit si një anëtare e shquar e komunitetit të saj dhe si një “fallxhore”, u jepte këshilla klientëve, disa prej të cilëve i thanë se po përballeshin me vështirësi financiare.

Sipas një hetimi nga Sydney Morning Herald, nëna dhe vajza janë të lidhura me të ashtuquajturën “Penthouse Syndicate”, një organizatë kriminale që mashtroi bankat kryesore australiane me 250 milion dollarë australianë, me ndihmën e punonjësve të bankave që miratuan kredi për të ndihmuar në blerjen e pronave të shumta.