Health & Beauty

Do të habiteni, 2 vjet ushtrime fizike janë të mjaftueshme për…

Vetëm 2 vite ushtrime fizike mund të rikthejnë 20 vite plakje të zemrës. Një studim i fundit ka zbuluar se ndjekja e një rutine të qëndrueshme ushtrimesh për një periudhë prej dy vitesh është e mjaftueshme për të rikthyer shëndetin e zemrës pas dy dekadash plakje. Sipas shkencëtarëve, aktiviteti fizik i rregullt jo vetëm që përmirëson kondicionin, por mund të rigjenerojë funksionin kardiovaskular, duke reduktuar rrezikun për sëmundje të zemrës, tension të lartë dhe probleme të tjera serioze shëndetësore.

Një studim i ri tregon se mbajtja e trurit aktiv gjatë gjithë jetës mund të ndihmojë në vonimin e sëmundjes së Alzheimerit. Aktivitetet intelektuale, si leximi, shkrimi, mësimi i gjuhëve të reja, lojërat e mendjes, zgjidhja e enigmave apo vizitat në muze, lidhen me një rrezik më të ulët për zhvillimin e demencës. Neuropsikologia Andrea Zammit nga Rush University Medical Center në Chicago, e cila udhëhoqi studimin, shpjegon: “Këto aktivitete e rrisin aktivitetin e trurin dhe mënyrën e të menduarit, duke përdorur sisteme të ndryshme kognitive.”

Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve ka hequr dorë nga vendimet e tyre për ushtrime dhe ndoshta po ndihen fajtorë duke pyetur veten pse. Një studim i rëndësishëm i ri mbi motivimin për ushtrime ofron disa përgjigje dhe ngushëllim të lehtë. Botuar në BMC Public Health, hulumtimi zbuloi se një mënyrë e zakonshme e të menduarit rreth ushtrimeve, e njohur si “të gjitha ose asgjë”, shpesh dëmton përpjekjet tona më të mira për t’u bërë aktiv.

“Ky studim, i pari që shqyrton sistematikisht të menduarit “të gjitha ose asgjë” në lidhje me ushtrimet, “mund të ndihmojë njerëzit të kuptojnë” pse shpesh braktisim vendimet e vitit të ri për ushtrime”, tha autori kryesor Michelle Segar, një shkencëtare e sjelljes në Universitetin e Michigan. Por gjetjet ofrojnë gjithashtu inkurajim. Studiuesit jo vetëm që identifikuan simptomat tipike të të menduarit “të gjitha ose asgjë” për ushtrimet, por gjithashtu zhvilluan strategji që mund të ndihmojnë edhe stërvitorët më pak të qëndrueshëm ose të rastësishëm të fillojnë të ndërtojnë rutina të qëndrueshme ushtrimesh.