Një nga sulmuesit më të mirë të futbollit shqiptar në 15 vitet e fundit, Sokol Cikalleshi ka qenë i ftuar në Top Albania Radio sot nëpërmjet një lidhjeje telefonike në “Maratonën e 100 këngëve më të mira të vitit”.
A ka qenë 2025 një vit i ri ndryshe për të në krahasim me vitet e tjera që nuk ka një impenjim konkret?
Mirë, me familjen në këto ditë festash. Shumë ndryshe, duke qenë edhe pranë familjes sepse gjatë karrierës kanë qenë shumë të pakta momentet me ta së bashku. Është pothuajse hera e parë që është familja e madhe e gjitha e mbledhur.
Si do ta kalojë ai mbrëmjen e sotme të ndërrimit të viteve?
Këtë herë normalisht jemi duke u përgatitur kemi marrë edhe gjelin dhe dhuratat e babagjyshit. Për gatimin nuk jemi, por që në orën tetë të mëngjesit në supermarket. Ditë feste dhe urojmë që të jetë e mbarë për të gjithë. Jemi mbledhur në Tiranë, po të gjithë. Siç ndodh në familjet tradicionale, fëmijët e ndjejnë më shumë gëzimin. Ato e marrin vëmendjen kryesore.
Duke qenë se data 1 janar përveç nisjes së Vitit të Ri hapet edhe merkato e lojtarëve, si mendon Cikalleshi do të rikthehet të luajë?
Tani a jemi për ditë feste?! Edhe ju emision feste e keni bërë sot.
Cikalleshi gjithashtu uroi për vitin 2026 edhe Kombëtaren duke thënë se:
Për Kombëtaren, uroj që 2026 të jetë ai viti historik le të themi për ekipin dhe sigurisht tifozat që janë pas ekipit gjithmonë. Është ajo mundësia që ne mund të arrijmë diçka historike, kurse për të gjithë shqiptarët kudo që janë uroj një vit të mbarë me bagati dhe mirësi. Uroj që të kenë më shumë buzëqeshje sepse lumturia është gjëja kryesore që duhet të jetë në vatrat shqiptare. Gjithashtu me shumë shëndet dhe mbarësi në rrugëtimin e përditshëm dhe në sfidat e çdo dite që na ndjekin për ta bërë familjen, shoqërinë dhe Shqipërinë më të mirë.