Celebrities Gossip Showbiz

“Do t’i largojmë një nga një…” Gjesti krijon aleancë?

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme të vendit ka pasur një seri debatesh dhe momentesh tensionuese që kanë shqetësuar banorët.

Gjatë një përshkallëzimi të një mosmarrëveshjeje që përfshinte Gjestin, ai është lënduar dhe ka shkuar në dhomën e rrëfimit, ku ka qëndruar për disa orë për të qetësuar veten.

Pasi situata u qetësua dhe Gjesti u ndje më mirë, ai ka dalë në oborr duke iu bashkuar bisedes me Eglin, Bernardin dhe Rozanën. Gjatë kësaj bisede, ai ka kërkuar të flasë në privat me Rozanën. Fjalia që i tha kësaj të fundit, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe mund të tregojë për një aleancë të mundshme mes dyshes.

Do t’i nxjerrim një nga një jashtë…

– ishte fjalia misterioze që Gjesti i tha Rozanës, duke lënë të nënkuptohet një strategji për të eliminuar disa banorë nga shtëpia.