Bota

Donald Trump: “Deri në muajin prill do të ketë mjaftueshëm vaksina kundër koronavirusit”

Presidenti Donald Trump tha se “Deri në muajin prill do të ketë mjaftueshëm vaksina kundër koronavirusit, për të gjithë qytetarët amerikanë”. Në një konferencë shtypi, Trump shprehu bindjen se brenda vitit do të sigurohen 100 milionë doza për kategoritë më të rrezikuara. Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, tre vaksina anti-COVID janë në fazën e fundit klinike. Trump u kujdes të sqaronte se këtë deklaratë nuk e bën për shkak se po afrojnë zgjedhjet, por se duan të shpëtojnë jetën e njerëzve.