Bota Showbiz

Donald Trump gati të ndalojë TikTokun në SHBA

Donald Trump po përgatitet për një dekret që të ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni nuk e ka fshehur shqetësimin se të dhënat e përdoruesve të këtij rrjeti social shumë popullor i shkojnë Partisë Komuniste në Kinë pasi pronësia e tij është kineze. Gjithashtu, presidenti amerikan e bëri të qartë se është kundër blerjes së TikTok-ut nga gjigandi Microsoft.