Ditën e sotme u bë e ditur se Donald Trump zyrtarisht i ndërpreu fondet Organizatës Botërore të Shëndetit pasi sipas tij kjo e fundit dështoi në detyrën e saj bazë mbi transmetimin e informacionit të duhur në lidhje me Koronavirusin.
Sipas kreut të shtetit amerikan, nëse OBSH do të kishte bërë saktë detyrën e saj në marrjen e informacioneve të Covid-19, pandemia do të ishte shumë herë më e përballueshme dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin pasoja kaq të rënda.
“I dhashë urdhër administratës sime që të ndërpresë financimet në pritje të sqarimit të rolit të OBSH në keq menaxhimin e situatës. Vonesat prej saj kushtuan jetë njerëzish” -tha Trump në deklaratën e tij.
Megjithatë OKB, nga ana tjetër dënon vendimin e SHBA-së pasi deri në këto momente, dega e tyre OBSH ka qenë në krye të detyrës.