Bota

Donald Trump për Bejrutin: “Të gjithë duan të ndihmojnë”

Donald Trump njoftoi pjesëmarrjen në video-konferencën e nesërme të donatorëve për Libanin, pasi kryeqyteti Bejrut u shkatërrua nga dy shpërthimet e para 4 ditëve në port, me pasojë vdekjen e 157 personave e plagosjen e 5 mijë të tjerëve. “Të gjithë duan të ndihmojnë” – shkruan presidenti amerikan në “Twitter”. Organizatore e videokonferencës ndërkombëtare është Franca.