Bota

Donald Trump vjen me vendimin e rëndësishëm!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se po tërheq trupat e Gardës Kombëtare nga disa qytete amerikane, mes tyre Chicago dhe Los Angeles. Ky njoftim vjen pas një vendimi të  Gjykatës së Lartë të marrë javën e kaluar, i cili minoi autoritetin e tij për përdorimin e trupave në funksione policore.

“Ne do të kthehemi, ndoshta në një formë shumë të ndryshme dhe më të fortë, kur krimi të fillojë të rritet sërish,” shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social. Më herët, administrata Trump hoqi dorë nga përpjekjet ligjore për të mbajtur kontrollin mbi trupat e dislokuara në Los Angeles. Javën e kaluar, Gjykata e Lartë vendosi se Trump nuk mund të përdorte trupa në Chicago për zbatimin e ligjit brenda vendit. Në deklaratën e tij, Trump përmendi gjithashtu Portlandin, në shtetin e Oregonit, por jo Washington DC-në, ku trupat vijojnë të jenë në patrullim.