Të ftuar në “Live From Tirana” me Edea Demaliaj, kanë qenë grupi Shkodra Elektonike, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca. Me këngën e tyre “Zjerm”, ata përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në Eurovision 2025 dhe fituan zemrat e gjithë publikut. Shkodra Elektronike erdhën me një rrëfim të sinqertë mbi ndjesitë e tyre, emocionet, por dhe shumë detaje të tjera të pathëna…
Cili ishte qëllimi i konkurrimit në Festivalin e Këngës? Çfarë pritshmërish kishit?
Beatriçe: Kur kemi filluar të shkruajmë këngën “Zjerm”, për të provuar të fusnim emrin tonë në festival dhe shkoi mirë se kënga u zgjodh, por ne e kemi bërë vetëm për t’u prezantuar emrin tonë njerëzve që flasin gjuhën që ne këndojmë. Kemi pasur albumin gati, donim që edhe fansat të na dëgjonin nëpër rrjete sociale. Kemi pasur më shumë dëgjues se sa fansa, njerëz që na ndjekin për muzikën ishin shumë. Kjo ka qenë pritshmëria, ajo që kërkuam ne nga festivali.
A e keni pasur presionin për ta bërë këngën më të përshtatshme për Eurovision?
Kola: Jo, ne nuk e kemi menduar këtë gjë. Mendoj që bukuria e festivalit është që shkohet aty me këngë shqiptare, për të fituar festivalin shqiptar. Festivali i Këngës është një festival me traditë, pastaj fakti që fituesi shkon në Eurovision, e bukur është që të jetë një këngë shqiptare.