Showbiz

“Don’t Start Now” e Dua Lipa zë vendin e parë në klasifikimin amerikan

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka qenë krejtësisht e përqendruar tek albumi i saj më i ri “Future Nostalgia” që del në shitje më 10 mars.

Deri tani 23-vjeçarja ka publikuar 3 projekte muzikore nga ky album, “Don’t Start Now”, “Future Nostalgia” dhe më e fundit “Physical”.

Kjo e para po korr një sukses të jashtëzakonshëm aq sa është renditur e para në klasifikimin “Pop Radio” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë fakt Dua është mjaft e lumtur dhe ka falenderuar të gjithë fansat e saj për mbështetjen me anë të një postimi në rrjetet sociale.