Dosja “Tahiri”, Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjat hetimet me 3 muaj, ndërsa afati përfundonte pas tre ditësh, më 17 Korrik. Kjo shtyrje u bë për shkak se prokurorët janë në pritje të letërporosive. Në Qershor dhe këtë muaj, tre të tilla iu dërguan autoriteteve në Itali. Ndërkaq, brenda pak ditësh pritet që përfaqësuesit e Akuzës, të shkojnë në vendin fqinj, për të rimarrë në pyetje të pandehurit e Grupit Habilaj, mes tyre Moisi Habilajn, i cilësuar si koka e bandës së trafikut të drogës. Emri i ish-Ministrit të Brendshëm doli nga përgjimet e tyre në Itali.