Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Çfarë po ndodh?! Ekziston një robot influencer me 800 milionë views. Po nuk është ndonjë person që do shihje në Netflix, por Rizzbot – një robot humanoid që po “shan” të gjithë, kot për qejfin e vet. Po, ky ka më shumë ndjekës se secili prej nesh, dhe ka një ngjarje që u kthye nga shaka në një dramë të vërtetë.
Në një livestream, Rizzbot dhe IShowSpeed, u takuan dhe, siç thonë, “shkoi gjithçka keq”. Speed, duket se u kënaq shumë me shakatë e tij dhe vendosi të “ngacmohej” me Rizzbot me duar. Po, ai e goditi robotin disa herë, e vuri në një chokehold dhe, sipas denoncimit, e hodhi në tokë. Si rezultat, roboti humbi funksionalitetin dhe tani është më i dobët në funksion se Siri pas një viti pa update.
Rizzbot ka stopuar krijimin e videove të reja, tani ka humbur mundësitë financiare dhe është duke u mbajtur në një ngërç të madh me Speed dhe ekipin e tij ligjor. Madje, ligji po kërkon që Speed të kompensojë dëmet dhe të mbajë përgjegjësi për këtë kaos. Po, i njëjti Rizzbot që kishte më shumë se 600 milionë views një muaj më parë, tani po rrezikon të humbasë viralitetin për shkak të këtij incidenti!
Le të shohim si do të shkojë ky film!