Aktualitet

Drejtonin automjetet në gjendje të dehur, arrestohen katër shoferë në Korçë!

Katër shoferë janë arrestuar këtë të diel në Korçë.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale G.j.T., 68 vjeç; E.Sh., 38 vjeç; S. Dh., 44 vjeç, dhe T. A., 45 vjeç, të katërt banues në Korçë.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Policia Rrugore monitorime intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Vihen në pranga 4 shtetas që u kapën duke drejtuar automjetet, në mënyrë të parregullt.

Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Korçë kanë arrestuan në flagrancë shtetasit:

Gj. T., 68 vjeç, banues në Korçë, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;

E. Sh., 38 vjeç, banues në Bilisht, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar, ku si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

S. Dh., 44 vjeç, dhe T. A., 45 vjeç banues në Korçë pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.