Celebrities Gossip Showbiz

Drogë dhe prostituta?! Çfarë ka ndodhur disa orë para se Liam Payne të ndërronte jetë?

Liam Payne thuhet se kishte pasur një natë të turbullt dhe ka porositur sasi të mëdha alkooli dhe substanca narkotike para se të ndërronte jetë.

Sipas dokumenteve të publikuara nga TMZ, prokurorët pohuan se ish-këngëtari i grupit One Direction ishte në gjendje të rëndë para se të bie nga ballkoni i katit të tretë të hotelit në Argjentinë.

Pothuajse një ditë para incidentit, Payne kishte kërkuar katër shishe uiski në orën 22:00 dhe më pas porositi edhe pesë të tjera në orën 06:36 të mëngjesit.

Në orën 7:00, ai i dërgoi mesazh një shoku të tij, Roger Nores, duke i thënë se do të shkonte të takonte një prostitutë dhe disa orë më vonë kërkoi kokainë.

Prokurorët sugjerojnë se Nores, një biznesmen argjentinas që kishte punuar si menaxher i Payne, mbërriti në hotelin CasaSur rreth orës 9:30 dhe gjeti këngëtarin duke pirë uiski. Gjatë kësaj kohe, një shërbëtore po pastronte dhomën e tij, kur këngëtari i kërkoi diçka, dhe më pas gjeti një substancë të dyshuar.

Rreth orës 11:30, dy prostituta shkuan në dhomën e Payne, megjithatë ende nuk dihet kush i ka ftuar ato. Gratë i thanë policisë se kishin pasur marrëdhënie seksuale me Payne dhe se më vonë ai i kishte kërkuar më shumë kokainë. Gjatë kësaj periudhe, ai dyshohet se refuzoi t’i paguante për shërbimet dhe u inatos kur ato kërkuan pagesën.

Deri në orën 14:00, Payne kishte kërkuar edhe shtatë gramë kokainë nga një punonjës hoteli. Nores u kthye në hotel në orën 15:45 për të paguar prostitutat, dhe rreth 15 minuta më vonë, stafi i hotelit e pa Payne të dehur dhe me bebëzat e zgjeruara.

Nores e la hotelin në orën 16:04, ndërsa një punonjës i shërbimit të dhomave dëgjoi artisti  duke shkatërruar dhomën e tij.

Ky incident ka ngjallur shumë pyetje dhe shqetësime për shëndetin dhe jetën e yllit të dikurshëm të One Direction.