Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është artistja që padyshim do të shkëlqejë këtë vit në ceremoninë e ndarjes së ndarjes së çmimeve “MTV VMA”.
24-vjeçarja është nominuar në 4 kategori për projektet e albumit të ri muzikor “Future Nostalgia”. Dua mund të rrëmbejë një apo më shumë çmime në kategoritë si; “Efektet me te mira vizuale”, “Regjia më e mirë”, “Regjia më e mirë artistike”, “Koreografia më e mirë”.
Artistja do të konkurrojë në këto kategori me këngëtarë të tjerë të talentuar si Harry Styles apo Ed Sheeran që gjithashtu kanë korrur sukses të jashtëzakonshëm me albumet e reja muzikore.