Celebrities Gossip Showbiz

Dua Lipa ndan momentet e para nga martesa, ndërsa po përgatit festën luksoze në Itali!

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë kurorëzuar zyrtarisht dashurinë e tyre më 31 maj në një ceremoni private të zhvilluar në “Old Marylebone Town Hal”l në London.

Pak ditë pas ceremonisë, këngëtarja ndau me ndjekësit në Instagram disa pamje të reja nga dita e veçantë, duke e shoqëruar postimin thjesht me datën “31.05.2026”, momentin kur ajo dhe Turner u bënë zyrtarisht burrë e grua.

Megjithatë, ceremonia intime në Londër ishte vetëm hapi i parë i festimeve të tyre.

Sipas raportimeve, çifti po përgatitet për një festë madhështore tre-ditore në Sicily, e cila pritet të mbahet nga 5 deri më 7 qershor në Villa Valguarnera, pranë Palermo.


Eventi pritet të mbledhë familjarë, miq të afërt dhe shumë figura të njohura nga industria e muzikës, modës dhe kinemasë. Mes emrave që përfliten për të marrë pjesë janë edhe Elton John dhe personalitete të tjera të njohura të showbiz-it ndërkombëtar.

Burime pranë organizimit bëjnë të ditur se për të garantuar privatësinë e të ftuarve, është rezervuar një hotel i tërë për mysafirët, ndërsa janë marrë masa të shumta sigurie për të mbajtur larg vëmendjen e tepërt mediatike.

Edhe pse ceremonia civile në Londër u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe intime, festa e madhe në Itali pritet të shndërrohet në një nga ngjarjet më të përfolura të vitit në botën e showbiz-it.