Ditën e kaluar u mbajt mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, “Brit Awards 2022”. E nominuar në këtë event ka qenë edhe artistja shqiptare Dua Lipa, e cila ka arritur të triumfojë në një nga dy çmimet për të cilat ishte e nominuar.
Ajo ka fituar çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop dhe R&B”, duke lënë prapa emrat e suksesshëm si Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes. Megjithatë Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” në Londër për të tërhequr fizikisht çmimin, por i ka përshëndetur me një video-mesazh nga larg publikun.
Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë drejt triumfit të këtij çmimi, ndërsa kërkoi falje që nuk ishte pjesë në mbrëmje. Atsyeja ishte sepse këngëtarja ndodhet në kontinentin amerikan për turneun e saj “Future Nostalgia”.
Yje të shumtë britanikë kanë marrë pjesë dhe janë nderuar me çmime për të arriturat vjetore në muzikë. Ndërkohjë ky është çmimi i gjashtë britanik i Dua Lipa-s.
Faleminderit shumë të gjithëve që votuan! Edhe pse të gjithë do të donim të ishim në Londër duke festuar kështu me ju, ne kemi bërë prova që të mund të organizojmë një shfaqje vrastare për të gjithë ju.
wowowow!! BEST POP ACT @brits !!!! Thank you so so much to everyone who voted!!! Although we would’ve all loved to be in London celebrating with you like this – we’ve been rehearsing so we can put on a killer show for you all!! pic.twitter.com/D5MyzGdfXM
— DUA LIPA (@DUALIPA) February 8, 2022
Dua Lipa është padyshim një nga artistet më të talentuara dhe të njohura që po ndërton famën e saj dhe po arrin një sukses të padiskutueshëm. Në një intervistë të fundit për revistën e njohur “Wall Street Journal”, Dua vuri në dukje se pavarësisht nga karriera e saj e zënë muzikore, ajo ende arrin të mbajë private disa aspekte të jetës së saj.
Në vazhdimësinë e intervistës për “Wall Street Journal”, Lipa reflektoi mbi jetën e saj familjare. Para se ajo të lindte, familja e saj jetonte në Kosovë. Megjithatë, për shkak të luftës në Bosnje, ata ikën në Londër në vitin 1992. Lipa u kthye në Kosovë me familjen e saj kur ishte 11 vjeçe, por ajo përfundoi duke u kthyer në Londër në moshën 15 vjeçare për të ndjekur karrierën e saj të muzikës.