Këngëtarja me origjinë shqiptare e me famë botërore Dua Lipa duket se ditët e fundit është e angazhuar me koncerte larg familjes së saj për të cilët i ka marrë malli shumë.
Mbrëmjen e kaluar 23-vjeçarja ka postuar një video në profilin e saj të Instagram-it ku shfaqet në moshë të vogël duke përkëdhelur motrën e saj që asokohe ishte një foshnje.
Dua shihet duke folur shqip ndërkohë që përshkruan se si duket motra e saj e vogël Rina. Në këtë video të ëmbël ajo pyet ndjekësit e saj nga e gjithë bota nëse e gjejnë dot se çfarë po flet në gjuhën e saj amëtare.