Celebrities Gossip

Dukesha e Cornwall-it, Camilla, emërohet nga Mbretëresha Elizabeth!

Camilla, Dukesha e Cornwall-it, është nderuar nga Mbretëresha për shërbimet e saj ndaj monarkisë. Gruaja e Princit Charles është bërë një Zonjë Mbretërore e Urdhrit Më Fisnik të Garter, e cila është më e vjetra e Urdhrave të Kalorësisë, njoftoi Pallati Buckingham. Ngritja e Camilla në rendin më prestigjioz të kalorësisë së vendit është për njohjen e besnikërisë dhe diskrecionit të saj ndaj monarkisë.

Dukesha u martua me Princin e Uellsit në vitin 2005 dhe që nga ai vit ka mbështetur zyrtarisht Mbretëreshën përmes punëve dhe angazhimeve të saj publike. Camilla është mbrojtëse e një sërë organizatash bamirëse, flet në mbështetje të viktimave të dhunës në familje dhe përkrah disa organizata për mirëqenien e kafshëve.

Kjo ngjarje do të nxisë spekulimet se Mbretëresha mund të mbështesë Camilla si mbretëreshë kur Charles ta zëvendësojë atë si monark. Raportohet se qëllimi i Clarence House ka qenë që Camilla të jetë Princesha Consort pas prishjes së martesës së Charles me Dianën. Por Charles nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij që Camilla të bëhet mbretëreshë pranë tij.

Emërimi i Kalorësve Mbretërorë dhe Zonjave të Urdhrit të Garterit është dhuratë e Mbretëreshës, e cila vepron në mënyrë të pavarur nga numri 10 dhe njeh ata që i kanë shërbyer personalisht sovranes. Kujtojmë se Kate Middleton iu dha Kryqi i Madh Dame i Urdhrit Mbretëror Victoria si dhuratë për përvjetorin e martesës nga Mbretëresha në vitin 2019.