Policia arrestoi pasditen e sotme në Durrës, shtetasin Edmond Koçin ose siç njihet ndryshe me nofkën “Mond Çekiçi”. Ai akuzohet për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”. I arrestuari raportohet se ka precedentë penalë, pasi rezulton i dënuar disa herë dhe nga policia e Durrësit. Ai njihet si pjesë e të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”.
Arrestimi i “Mond Çekiçit”, është kryer nga skuadrat e policisë së Durrësit dhe ai po mbahet në ambientet e paraburgimit të policisë.“Mond Çekiçi”, konsiderohet nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri. Ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në maj 2009, Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.