Sport

Dy asistente vajza për Dinamo-Vllaznia, ja kush vendos drejtësi në supersfidën e javës!

Dinamo-Vllaznia është supersfida e ditës së sotme që do të luhet në Superiore.  Përballje kjo shumë e rëndësishme që luhet në kuadër të javës së 20-të të kampionatit.

Ky takim do të luhet për llogaritë e vendit të dytë ku fitorja do tu jap automatikisht këtë pozicion, i cili aktualisht mbahet nga Elbasani. Siç dihet Dinamo dhe Vllaznia do të sfidohen në “Air Albania” duke nisur që nga ora 19:30 teksa aktualisht kanë kuotë të njëjtë pikësh.

LEXO EDHE: “Ringjallet” Flamurtari, vlonjatët mundin me tre gola Bylisin dhe dalin nga zona e rënies direkte

Pikërisht për këtë përballje janë zbuluar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kështu kryesor do të jetë Enea Jorgji ndërsa ndihmohet nga Mirjeta Salla dhe Ediena Kapxhiu, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Erjon Bylykbashi.

Në sistemin VAR do të jetë Orlando Kuka dhe në AVAR do të jetë Juxhin Xhaja.

Dinamo-Vllaznia

Arbitër kryesor: Enea Jorgji

Asistent 1: Mirjeta Salla

Asistent 2: Ediena Kapxhiu

Arbitër i 4: Erjon Bylykbashi

VAR: Orlando Kuka

AVAR: Juxhin Xhaja

LEXO EDHE: Barazim spektakolar në Rrogozhinë, Egnatia dhe Elbasani ndalin njëra-tjetrën në kryesfidën e javës

Java e 20-të e Superiores mbyllet me 3 duele që luhen në orare të ndryshme. Në orën 13:30 në fushë do të zbresin Vora me Tiranën, ku të dyja e nisën vitin 2026 me fitore dhe duan vazhdimësinë.

Në orën 17:00, Partizani do të presë Teutën ku skuadra kërkojnë rikthimin te 3 pikët pas humbjes ndaj Vorës dhe barazimit ndaj Dinamos javën e shkuar.

Supersfida e javës padyshim është Dinamo-Vllaznia, e cila zhvillohet në orën 19:30.

NDESHJET E SOTME

VORA – TIRANA 13:30

PARTIZANI – TEUTA 17:00

DINAMO – VLLAZNIA 19:30